Nga Rajoni
20 August 2021
Vuçiq: Në nëntor fillon ndërtimi i “Autostradës së Paqes” dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka thënë sot se në fillim të muajit nëntor të këtij viti do të fillojë ndërtimi i seksionit të parë të autostradës Nish-Merdare, derisa në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të fillojë edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Nish-Prishtinë me gjatësi prej 114 kilometrave.

Ai ka thënë se punimet do të nisin në mes të fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit, ku do të fillojë pjesa e parë e autostradës Nish-Merdare, pra 5.5 kilometrat e parë, shkruan kossev.

Vuçiq ka thënë se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e autostradës.

“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve. Ne do të kujdesemi që ta përfundojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se do të jetë e nevojshme të ndahen 255 milionë euro për këtë pjesë të autostradës, nga të cilat BE do të sigurojë 40 milionë, për të cilat i falënderoi evropianët.

Autostrada Nish-Merdare, e cila duhet të lidhet me Prishtinën, është folur prej vitesh.

Propozimi për ndërtimin e “autostradës së paqes” Nish-Prishtinë-Durrës, është në kuadër të projektit të përmendur edhe në Marrëveshjen e Washingtonit, derisa më herët është përmendur edhe në vitin 2015 kur Vuçiq kishte qenë kryeministër dhe kishte marrë pjesë në Samitin e Vjenës për Ballkanin Perëndimor.



Të ndryshme
Më shumë
TVSH 10 përqind për karburantet nga 24 marsi, DAP paralajmëron kontrolle të përforcuara23 March 2026
Gerd Vaso flet për herë të parë për ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë20 October 2025
BDI kërkon sqarime për projektin energjetik, MEPSO dhe VLEN kundërpërgjigjen 2 May 2026