Nga Bota
20 August 2021
Pacientët në spitalet zvicerane: Sa janë të vaksinuar e sa të pavaksinuar

Bazuar në hulumtimet e transmetuesit publik RTS, numri i shtrimeve në spital Covid të personave plotësisht të vaksinuar në Zvicër është afërsisht 12 herë më i ulët se ai i të pavaksinuarve.

Për periudhën e analizuar RTS – nga 1 korriku deri më 15 gusht, kishte 8.3 shtrime në spital për milion në mesin e atyre që kishin të dy vaksinat. Në të kundërt, ky numër është 105.9 për milion për pacientët e pavaksinuar, transmeton albinfo.ch.

Këta numra konfirmohen nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), e cila zbuloi se pranimet në spital të njerëzve të vaksinuar mbeten relativisht të rrallë.



Të ndryshme
Më shumë
Emri i ri “RMV”, nis shtypja e pasaportave të reja 6 July 2021
Modelja ‘thyhet’ në derë që t’i dalin të pasmet bombastike12 September 2020
Gjyqi për tragjedinë në diskotekën “Puls”, dëshmitari mohon shitjen e fishekzjarrëve të përdorur 9 March 2026