Nga Rajoni
23 August 2021
Avokati i njohur: Mes afganëve që do marrim, qindra janë pedofilë. E kanë traditë që abuzojnë me fëmijët

Prej ditësh pritet që në Shqipëri të mbërrijnë qytetarët e parë afganë, të cilët do të strehohen në vendin tonë për një periudhë kohe, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë marrë nën kontroll shtetin.

Por avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të frikshme, pasi thotë se nga mijëra afganë që do vijnë në Shqiëpri, qindra janë pedofilë, pasi e kanë traditë të abuzojnë me fëmijët.

“Janë me mijëra që do të vijnë. Qindra prej tyre janë pedofilë. Sepse e kanë në traditë, quhet bucha-baz. Ata veshin djemtë e vegjël si femra kërcimtare dhe i abuzojnë seksualisht. Ka patur një debat të madh kur ishte ushtria amerikane, organizatat ndërkombëtare e ngritën si shqetësim. Por ushtarët amerikanë nuk kishin çfarë të bënin sepse është pjesë e traditës së tyre, prandaj thanë “e ka në dorë policia vendase”. Është e frikshme! Truqia dhe Greqia kanë pritur me mijëra sirianë dhe të tjerë. E keni parë që po ndërtojnë mure gjigante? Sepse këta janë të tjerë, janë afganë dhe nuk i duan”, tha ndër të tjera avokati Altin Goxhaj ne FaxNews.



Të ndryshme
Më shumë
A do t’i bashkohen LDK-së nëse merren me politikë, Lutfi Haziri bashkë me vajzat i përgjigjen pyetjes18 August 2021
Kush është Zoran Zaevi, “bujku” që sërish synon për kryeministër?30 June 2020
Aludime për një lidhje të re, Egli Tako përflitet për romancë me Redon Beranin11 March 2026