ShowBiz
23 August 2021
Vesel Kurtishaj flet pasi u alivanos LIVE në emision

Vesel Kurtishaj, fitues i Big Brother 8 ka folur pas alivanosjes që pati në emocion Live, shkruan SHQIP.com

Ai ishte i ftuar në një emision të ‘KK’, ku gjatë ndërrimit të pozicionit ka rënë përtoke.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka qetësuar fansat e tij duke thënë se gjendjen shëndetësore e ka mirë.

“Shoqni, me falni shumë që ju kam shqetësuar. Ke vetëm moment që su ndjeva mirë. Jam mirë e faleminderit shumë për interesimin”, ka shkruar ai.

Fituesi i Big Brother 8  foli për formatin VIP për të cilin u përfol se do jetë pjesë.

Ai ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë e as nuk do pranonte të bëhej pjesë edhe sikur të ftohej.

Ndryshe, Vesel Kurtishaj u bë i njohur edhe si prezantues, falë disa programeve që ka drejtuar në të kaluarën./SHQIP.com



Të ndryshme
Më shumë
Një prej aktorëve më të famshëm në Turqi thotë se është shqiptar 6 August 2021
Josep Borell: Më vjen mirë që takimi Kurti-Vuçiq po ndodh në ditën që Joe Biden është këtu15 June 2021
Heidi dhe Romeo shfaqen sërish bashkë?30 April 2025