Nga Vendi
24 August 2021
OBRM-PDUKM: Në vend të masave kundër pandemisë, Zaev dhe Filipçe me fushatë të shtrenjtë para zgjedhjeve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë 300 mijë euro ka kushtuar fushata e Zaevit dhe Filipçes kundër pandemisë. Ata thonë se në vend të ilaçeve kundër sëmundjes, populli ka marrë reklama, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev dhe Venko Filipçe me fushatën për vaksinim janë vonuar nëntë muaj, janë vonuar edhe me vaksinat, ndërsa deri tani kanë miratuar vetëm masa fashiste. Përveç masave fashiste, Zaev dhe Filipçe njihen edhe për tatime dhe mbledhje të parave”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se faktori ndërkombëtar duhet ta dijë për tentimin për korrupsion zgjedhor, nëpërmjet fushatës për vaksinim./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kida thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini 5 August 2020
Ali Ahmeti: “Uroj të fitojë Shqipëria!”11 May 2025
Kodi etik për deputetët, synimi për më shumë respekt në Kuvend21 June 2026