Nga Vendi
24 August 2021
Numër rekord i turistëve nga Maqedonia në Shqipëri

Periudha shtatë mujore ka rezultuar pozitive për turizmin, i cili duket se po rimëkëmbet në Shqipëri, pas tronditjes që mori një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut, mbi 2.8 milion vizitorë të huaj hynë në vend, duke iu afruar nivelit të vitit 2019.

Fluksi më i madh u regjistrua në korrik me më shumë se 1.1 milion vizitorë, pothuajse tre herë më i lartë se në korrik të vitit të kaluar, kur masat kundër Covid detyruan kufizime në lëvizje.

Vizitorët nga Kosova arritën mbi 1.3 milion në fund të korrikut, duke tejkaluar shifrat e vitit 2019. Për më tepër, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, poashtu kishin një rritje të konsiderueshme prej 336.5 mijë vizitorësh, dhe patën kishin ndikim sezon, ndërsa polakët u kthyen këtë verë, duke sjellë mbi 56 mijë në vend në një periudhë 7-mujore.

Sipas INSTAT, në 7 muaj këtë vit, numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë jashtë vendit arriti në 2.1 milion, që është 34% më shumë se një vit më parë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjithçka që dihet zyrtarisht nga zjarri në spitalin modular në Tetovë 9 September 2021
Shqipëri, 139 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë 5 August 2020
Zvicra nga 6 korriku pranon puntorë nga vendet jashtë BE-së26 June 2020