Nga Vendi
24 August 2021
Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve

Mikrobiologu Nikolla Panovski, e ka komentuar sërish gjendjen me pandeminë në Maqedoni.

Ai akuzon autoritetet shëndetësore, se duke e ditur se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë dhe të nis viti shkollor, ata lejuan organizimin e ahengjeve.

“Në kushte të situatës së qetë, pa asnjë kontroll në kufi, mundësuan organizimin e dasmave, festave dhe koncerteve, madje edhe në hapësira të mbyllura, dhe u lejua përhapja e llojit Delta, edhe se e dinin se na pret regjistrimi, zgjedhjet dhe më e rëndësishmja viti shkollor”, tha Panovski.

Ai gjithashtu tha se tani autoritetet e kanë të vështirë ta pranojnë se për shkak të ahengjeve, të cilat kanë zgjatur deri më 16 gusht, nuk do t’i hapim shkollat.

“Unë personalisht do të vendosja për modelin e kombinuar, me ndërrime në dy javë”, tha Panovski.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.042./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Haxhiu: Më e rëndësishme është ta zgjedhim presidentin se sa të votojmë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara 2 October 2026
Adelina Ismaili: Nuk jam pajtuar me ikjen e mamit, e kam peng që nuk arriti ta shoh djalin tim, Uliksin21 September 2026
Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria16 November 2026