Nga Rajoni
24 August 2021
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të

Ka reaguar vëllai i Dardan Krivaqës, Kastriot Krivaqa.

Pas krimit makabër, Kastriot Krivaqa është distancuar nga vëllai i tij dhe krimi që i njëjti e ka bërë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook vëllai i të arrestuarit ka kërkuar nga institucionet e rendit që t’i japin dënimin meritor Dardan Krivaqës.

Ai thotë se vëllai i tij gjatë tërë jetës iu ka “quar telashe dhe probleme të paparaparë, por asnjëherë nuk i ka përfillë këshillat e familjes”.

“Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbetë pa baba, por jam mundu që “vëllaun” ta këshilloj dhe ndihmoj”, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar askënd”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas dy ditësh sa ishte në arrati.

I njëjti është dërguar në stacionin policor në Ferizaj.



Të ndryshme
Më shumë
Nora Istrefi, shfaqet me veshje tradicionale27 September 2021
UEJL ngushëllon familjen e profesoreshës Hatixhe Islami që humbi jetën në ak sidentin në Bullgari23 November 2021
E dhimbshme/ Nëna e 22-vjeçarit që u vetvar në Prishtinë: Djali jem, ma thave shpirtin25 August 2021