Nga Vendi
25 August 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 14.554 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.193.218 doza të vaksinës, ndërsa 507.443 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 14.554 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.688 qytetarë. 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 68% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 65% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“56% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit25 October 2026
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
Jennifer Lopez mori gjithë vëmendjen në spektaklin e modës së e Dolce & Gabbana31 August 2021