Nga Vendi
25 August 2021
Përgjegjësi i shërbimit për varrime në Myftininë e Tetovës jep alarmin!

Përgjegjësi i shërbimit për varrime në Myftininë e Tetovës Hasan Asani, i njohur edhe si hoxha i Karpallëkut, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook duke alarmuar me numrin e madh të jetëve të humbura dhe duke kërkuar sa më parë të vetëdijësohemi për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi!

Statusi i plotë:

Selamu alejkum we rahmetulla
SI THUA AKOMA MENDON SE COVID-19 NUk EKZISTON!
S`është e vërtetë, mendoni se do kaloje, do behet mire, do qetsohet, jane muhabete, jane spekulime… Vakcina v r e t, jo vakcina eshte v d e k j e jo vendosin çip, jo ate e jo kete, eja nje dite te sherbimi i v a rr i m i t dhe rri anash e shiko sa raste paraqiten ne dite tek sherbimi, eja shiko se si funksionon i gjithe procesi ne sherbimin tone, ku me 3 punetore duhet v a r o s e n 10 raste ne dite, vetem tek v a rr e z a t e myslimanëve.

Po te pala maqedone, edhe ata me te njejtat raste, e njejta situate ne qytet,ku jane thirrjet per te kry sherbimin me transport jashta qytetit, ku ne nuk mund t`u pergjigjemi se nuk
mund t`i arrijmë, ku sot i(23.08.2021) une kam 72 raste akoma pa perfundu muaji, ndersa para pandemise 23 deri 25 ka qene maksimumi, po tash i njejti shqetesim eshte edhe tek pala tjeter.

Ti akoma mendon se nuk ekziston covid-19, ti akoma shet mend, ki shprese se do kaloje veq HAJT! Ejaaa dhe shikooo a jane spekulime, do argumente, do vertetim, do realitetin! Merr abdes, lajë syte, jo 3 here po 4 edhe pastaj spekulo, pastaj thuaj jane rrena numrat, pastaj thuaj se hoxhallaret kete presin, kete duan, u kenaqen, eja kenaqu dhe ti, ejaaaaa!



Të ndryshme
Më shumë
UNT sensibilizon për autizmin dhe sindromën Down, bashkon ekspertë dhe prindër në një panel gjithëpërfshirës31 March 2026
Kapet peshku me “dhëmbë njeriu” 6 August 2021
Rexhep Selimi kërkon heqjen e regjimit të vizitave në Hagë28 March 2026