Nga Bota
25 August 2021
Kurz: Austria nuk do të pranojë emigrantë afganë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se nuk do të pranojë emigrantët e Afganistanit. Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij.

Kurz i tha televizionit austriak Puls 24, në një intervistë të botuar të dielën, se ai ishte “qartazi kundër pranimit vullnetar të emigrantëve – kjo nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes time”. Kancelari vuri në dukje se Austria kishte pranuar mbi 40,000 afganë në vitet e fundit, duke e përshkruar këtë si një “kontribut të madh në mënyrë disproporcionale”.

Po ashtu përmes një postimi në Twitter, Kurz shtoi se ende ka probleme me integrimin e tyre, ndaj është kundër pranimit të emigrantëve të tjerë në vazhdim, transmeton albinfo.at.

Vendet evropiane po përballen me mundësinë e një rritjeje të refugjatëve afganë.



Të ndryshme
Më shumë
Takimi me Trump dhe sinjalet politike për një mandat të dytë të Vjosës Osmanit25 January 2026
“Për’puthen” mashtron fansat, konkurrentët për sezonin e ri ka kohë që janë përzgjedhur 1 July 2021
Ndëron jetë në aeroportin e Shkupit udhëtari nga Suedia!19 September 2020