Nga Vendi
25 August 2021
Gostivar, 10 persona nuk e respektojnë vendimin për izolim

Dje (24 gusht) zyrtarët policor nga SPB-Tetovë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit të personave me vendime izolimi të lëshuara nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përcaktuan se 2 persona nga fshatrat e Tetovës, Brvenicë dhe Çelopek, si dhe 10 persona nga Gostivari dhe fshatrat Çegran, Gjurgjevisht, Negotinë dhe Gradec, edhe pse kishin vendim për izolim dhe trajtim shtëpiak, nuk i respektuan vendimet, gjegjësisht nuk janë gjetur në shtëpi.

Kundër këtyre personave do të përgatiten parashtresa adekuate për "mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie" në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal.

Përveç kësaj, në një aksion të përbashkët me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kontrolle janë kryen në disa objekte hotelierike në Pollog, dhe u arrit në përfundimin se 1 objekt në Bogovinë nuk ishte në përputhje me masat dhe protokollet qeveritare, për shkak të të cilave pronari i objektit dhe 12 mysafirëve do t'u përgatiten parashtresa adekuate.



Të ndryshme
Më shumë
Si t’ja kërkoni paratë dikujt që ju ka borxh, pa u vënë në siklet24 June 2021
Viti 1991 – Këngëtarja në foto, sot një nga zërat më të dashur për publikun23 September 2021
KSI: Rritje e rasteve me COVID-19 në Shkup dhe Tetovë, për momentin mbeten masat kufizuese aktuale19 July 2021