ShowBiz
26 August 2021
Pasi fshinë çdo foto me njëri-tjetrin, Andi dhe Melisa shfaqen më të dashuruar se kurrë

“Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”. Kështu shkruante para disa ditësh ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehu, teksa linte të nënkuptonte se ishte ndarë nga Melisa Lleshi.

Madje që të dy fshinë edhe të gjitha fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale. E kjo nuk ishte hera e parë që ata përfliteshin për një ndarje, pasi edhe më parë hidhnin thumba në “Instagram” për njëri-tjetrin, e më pas shfaqeshin më të dashuruar se kurrë.

Pasi fshinë çdo foto me njëri-tjetrin, Andi dhe Melisa shfaqen

E kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe. Mbrëmjen e djeshme, Melisa ka publikuar një video në “Instastory” ku shfaqet edhe Andi e me shaka ajo shkruan: “Mos më dil para”.

Nga ana tjetër, Shehi ka postuar një tjetër video ku shfaqet me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe e puth në buzë. Teksa Melisa i thotë “më lë të qetë”, Andi me humor i përgjigjet: “Fytyrë plastelina ime”.

Me këto imazhe, Andi dhe Melisa zbuluan se kanë sqaruar problemet mes tyre dhe janë rikthyer sërish bashkë.

   



Të ndryshme
Më shumë
Debat politik për migrantët në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndrime të kundërta 9 March 2026
Argjent Gura: Bërvenica është e shqiptarëve 4 October 2021
Cila është arsyja që demat ‘tërbohen’ prej ngjyrës së kuqe? 8 July 2021