ShowBiz
26 August 2021
Shengyl Ismaili reagon sërish: Mos qofsh femër e pavarur e “mother fuc***” në Kosovë, se kërkush nuk t’don

Pas vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, mbrëmë reagoi aktorja kosovare, Shengyl Ismaili, e cila përmes një shkrimi në Instagram, iu drejtua atyre që gjykojnë gratë.

Aktorja shkroi se arsyeja pse vishen gratë/vajzat shkurtër, se mbajnë dekoltenë e hapur e shajnë nganjëherë, sipas Shengylit është se ashtu ju pëlqen, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ky shkrim i saj nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa tani aktorja ka reaguar sërish në një postim në Facebook, ku ka komentuar duke thënë se ka marrë shumë komente fyese, por sipas saj kjo i ndodh një gruaje që është e pavarur, e kështu në Kosovë nuk të duan.

Reagimi i saj pa ndërhyrje:

“Jemi të prirur me fol… e me gjyku, mas nji postimi që e bona dje, nuk po me ndalen komentet fyese… Mos qofsh femer e pavarur, e fort, mother fuc…. ne Kosove, se kerkush nuk t’don”.



Të ndryshme
Më shumë
Kallëzohet penalisht për një person nga Kumanova i cili ka shantazuar një grua që i ka refuzuar martesën27 August 2020
Moti me vranësira dhe reshje shiu 5 July 2021
Nëna e kritikon Rita Orën: Je veshur shumë shkurt 1 September 2021