Nga Vendi
26 August 2021
MSH për rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet, jo Klinika Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastin në Vrapçisht, ku familjarët e një gruaje të vdekur, në vend të trupit të saj, në arkivol kishin gjetur trupin e një mashkulli.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kufomave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.

“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vdekurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i varrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, thanë nga MSH.

Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me një burrë në moshë të thyer, për TV21 kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.

Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Janë regjistruar 1.760.194 qytetarë në Maqedoni29 September 2021
FC Shkupi me miqësore në Gostivar mbyll përgatitjet31 July 2020
Deri më tani, nuk ka ankesa në KSHZ për procedurën e votimit dhe rezultatet19 October 2021