Nga Rajoni
26 August 2021
Rama për CNN: Do të strehojmë rreth 4,000 afganë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë Shqipëria është rreth 4,000.

Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2,000, që do të pasohen nga 2,000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2,000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4,000 mijë”, tha Rama.

Qeveria e Shqipërisë ka ngritur task-forcën për menaxhimin e afganëve në Shqipëri.

Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama miratoi ngritjen e kësaj task force që do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme dhe përbëhet nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme ndaj afganëve.

Me këtë status, afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për një vit në Shqipëri, ndërsa Qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet.

Prej më shumë se dy javësh shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër refugjatësh nga Afganistani që do të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat./A2/



Të ndryshme
Më shumë
NASA krahason Tokën pas 54 vitesh, nga “Blue Marble” te misioni Artemis II 4 April 2026
Çfarë deklaronte ministri Filipçe për objektet modulare 9 September 2021
Fronti Europian dorëzon në Kuvend propozim-ligjin: provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip 6 February 2026