ShowBiz
26 August 2021
Eros Grezda konfirmon ndarjen nga Oriola Marashi: Secili ka ëndrrat dhe punët e veta

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, ka qenë shumë i komentuar për jetën e tij private.

Për një kohë relativisht të gjatë ai ka qenë në lidhje me bukuroshen Oriola Marashi, por që dyshja duket se i kanë ndarë tashmë rrugët.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet futbollisti nga Gjakova, në një intervistë të fundit për PanoramaSportku ka thënë se çifti gëzojnë respekt të ndërsjellë dhe se nuk mund të jenë mes vete më shumë se sa shokë.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, ka thënë Grezda.

Tutje, i njëjti nuk ka dashur të shtjellojë në detaje arsyet që çuan deri në ndarjen e ish-çiftit.

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka thënë Erosi.

Futbollisti i njohur përndryshe në një rrëfim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, është shprehur se ndjehet i lumtur që do t’i rikthehet pasionit të tij, ani pse operimet dhe lëndimet e shumta përgjatë dy viteve të fundit e lanë pak mbrapa në karrierë.



Të ndryshme
Më shumë
Në Serbi janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë të Maqedonisë 5 July 2021
Bora në Tetovë, rrugët të kalueshme dhe nën kontroll10 January 2026
Kallëzim penal ndaj Fatmir Deharit, ai reagon: “Lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji”28 May 2025