Nga Rajoni
4 July 2020
Kroaci, të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Kroaci do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare, në mesin e një vale të dytë të koronavirusit. Prandaj, sipas analistëve, pandemia rrezikon të ndikojë në zgjedhje, teksa projeksionet e rezultateve të pritshme nuk janë ende të qarta.

Qeveria aktuale konservatore e menaxhoi relativisht me sukses virusin dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i mbështesin.

Por sondazhet sugjerojnë se koalicioni liberal mund të jetë në avantazh kundër Unionit Demokratik Kroat (HDZ).

Nëse këto parashikime dalin të vërteta dhe asnjë parti nuk fiton shumicën në parlament, atëherë do të duhet një koalicion për të formuar qeverinë.

Partia në pushtet, ka dominuar skenën politike që prej pavarësisë së Kroacisë në 1991 nga ish-Jugosllavia e më pas gjatë luftës që vijoi.

Me një të shkuar nacionaliste, HDZ u shndërrua në një parti konservatore nën udhëheqjen e kryeministrit Andrej Plenkovi?.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq takohet me Putinin muajin e ardhshëm, Kosova do të jetë temë diskutimi15 October 2021
PDK i bën thirrje Qeverisë: Të dërgohet sa më parë në Kuvend ligji për Specialen29 September 2026
Kosova konfirmon ndalimin e veteranit të UÇK nga policia shqiptare 2 August 2020