Nga Rajoni
27 August 2021
Kris dajaku! Gruaja e bën për spital burrin e saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:37 minuta ka arrestuar një grua në Prizren, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim të policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Ursula von der Leyen sot në Shkup, nesër pritet vizita e eurokomesarit Varhelyi28 September 2021
Kush është Ebrahim Raisi, “vrasësi” që mund të bëhet president i ri i Iranit16 June 2021
Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë30 June 2021