Nga Rajoni
27 August 2021
Zv.drejtori i SHKK-së: Deri më tani Dardan Krivaqa s’u vizitua nga asnjë familjar i tij

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, e ka demantuar lajmin se Dardan Krivaqa ishte rrahur nga të burgosurit tjerë brenda këtij institucioni.

Ai tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë.

“Jemi siguruar që informacioni është 100 përqind i saktë dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident brenda institucionit korrektues me këtë të burgosur”.

“Ai është i ndarë nga të tjerët sepse është pranim i ri në SHKK dhe në bazë të urdhrit operativ për pandeminë ne e kemi të paraparë që secili i paraburgosur i ri që pranohet tek ne, do të qëndrojë 7 ditë në karantinë dhe s’do të ketë asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. Ai është i vetëm në dhomë dhe s’ka asnjë kontakt fizik me të burgosurit tjerë, përveç stafit të institucionit dhe atij mjekësor”.

Selmani po ashtu vlerësoi se sjelljet e Krivaqës janë në përputhje me rregullat e Shërbimit Korrektues dhe se tani për tani s’kanë ndonjë telashe me të, marr parasysh edhe faktin se janë duke e vëzhguar 24 orë me qëllim që gjithçka rreth këtij rasti të jetë në rregull.

Përveç kësaj, zëvendësdrejtori i SHKK-së tregoi se deri më tani nuk ka informata që Dardan Krivaqën ta ketë vizituar ndonjë anëtar i familjes apo dikush tjetër, përveç monitorimit e vizitave nga institucionet relevante, si Avokati i Popullit dhe organizatat tjera që kanë të drejtën t’i vizitojnë këto persona në Qendrën Korrektuese.



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet seanca pa konstituim të Kuvendit të Kosovës11 September 2026
Shqipëri, 139 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë 5 August 2020
Berisha dhe Mediu takojnë Mesiç në Zagreb, fokus te Kosova dhe kritika ndaj situatës në Shqipëri 1 May 2026