ShowBiz
27 August 2021
Bora Zemani tregon se a do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen”

“Për’puthen” do të rikthehet sërish në ekran dhe audicionet duket se janë përmbyllur. Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.

Mirëpo shumë ndjekës kanë pyetur se: A do e prezantojë sërish Bora Zemani “Për’puthen”?

Dhe më në fund Bora Zemani është përgjigjur dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, shprehet Bora, teksa ju ka bërë thirrje vajzave që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit, sepse audicionet për djemtë janë mbyllur.

Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet. Gjatë programit Bora krijoi raporte mjaft të mira edhe me konkurrentët. Pas përfundimit të emisionit, ajo veçoi Fationin dhe Mevlanin si djemtë e preferuar, ndërsa për vajzat nuk përmendi asnjë emër duke qenë se më të gjitha kishte një raport shumë të mirë.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski takohet shkurtimisht me presidentin amerikan Joe Biden 2 November 2021
Gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropa dhe Ligën e Konferencës 1 May 2025
Kryeministri Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait 8 July 2021