Nga Vendi
28 August 2021
Viktima nga COVID-19 në Tetovë, sërish humbin jetën 5 pacientë

Shefi i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se edhe pse kanë menduar për një moment se gjednja është pak më e mirë, megjithatë u konstatua se nuk ka asnjë ndryshim.

Ai theksoi se sot sërish ka pasur hospitalizime të reja dhe se 5 persona kanë humbur jetën.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 16 pacientë të rinj. Tani në Kovid Qendrën e Tetovës mjekohen 124 pacinetë. Për fat të keq, nga dje deri më sot kemi 5 pacientë të vdekur, në mesin e të cilëve është edhe një grua 39 vjeçare”, tha Nuredini.

Ai po ashtu tha se nuk pushojnë edhe kontrollet me ambullantë dhe se për një ditë janë kontrolluar 175 persona.



Të ndryshme
Më shumë
Shërohen 136 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut 4 August 2020
Shqipëria legalizon kriptovalutat 3 October 2026
“Aktivizoni verifikimin me dy hapa”, nëse keni problemet me llogaritë në WhatsApp28 September 2026