Nga Vendi
29 August 2021
Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim masiv

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Facebook” bëri thirrje për vaksinim masiv.

“Të nderuar, unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid – 19. Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndëruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu”, shkruan Ahmeti 

Ahmeti shprehu ngushëllime ndaj të gjithë familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre duke ju bërë thirrje për vaksinim masiv dhe respekti të masave.

“Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni”, u shpreh Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Sveçla kërkon reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave të ministres serbe16 July 2026
SPAK raporton rritje të ndjeshme të punës, 870 procedime penale në vitin 202527 April 2026
I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj24 August 2021