Nga Vendi
30 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë në drejtim perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri 19 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 24 deri 34 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë celsius.

Siç njoftuan më herët nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga sot moti do të jetë stabil dhe me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë kushte për reshje të shiut. Këto ditë në mëngjes, posaçërisht në pjesët veriore të vendit do të jetë më freskët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit 9 June 2021
Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizon mbrëmje iftari me ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile 9 March 2026
Mateo falënderon publikun pas finales, “dashuria juaj është fitorja ime më e madhe”20 April 2026