Nga Vendi
30 August 2021
Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia

Siç raporton MIA, me ndihmën e qenve dhe pjesëtarëve të Shërbimit të pavarur për të hyra publike të Greqisë, në vendkalimin kufitar Evzoni, në Kamion që në Greqi ka hyrë nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar 90.5 kilogram kanabis.

Kanabisi, sipas mediave greke, ka qenë i paketuar në 88 paketa të fshehura në gomat rezervë nën kamion.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndaj tij do të niset procedurë penale./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kosovarët ikin nga Velipoja, arsyeja: Nata deri në 100 euro në hotele 3 August 2021
Policia holandeze ofron 20 mijë euro për kapjen e 41-vjeçares serbe: Ja për çka është e dyshuar 4 November 2026
Rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara15 July 2020