Nga Vendi
30 August 2021
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë në “Facebook” u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë komune që paratë e fushatës t’i dërgojnë për teste të shpejta për coronavirus në shkolla.

“Paratë për billbordë, reklama në televizione, stilolapsa, shkrepëse, dërgoni për teste të shpejta”, shkruan Beqarovski.

Ndryshe, në Maqedonia ka rritje të numri të rasteve të reja dhe hospitalizimeve, ndërsa nga nesër pritet edhe prezenca fizike në shkolla.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të fillojë më 27 shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dënim me kusht për protestuesit për tragjedinë në Tetovë13 October 2021
Sejdiu: Në Zhelinë u keqpërdor votuesi, e po ashtu edhe policia22 October 2021
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta30 August 2021