Nga Vendi
30 August 2021
KSHZ: Gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar në ndodhen në Listën Zgjedhore të Maqedonisë

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje njofton se deri ditën e djeshme gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar nëse janë në Listën Zgjedhore.

“Deri më 29.08.2021 në ora 21:00 gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore. Janë parashtruar gjithsej 18 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 15 kërkesa për fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore dhe nëntë kërkesa për ndryshim të të dhënave në Kodin Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e KSJZ-së.

Po ashtu në KSHZ, në email adresë [email protected] janë parashtruar gjithsej 25 kërkesa.

Procedura për kontroll në Kodin Zgjedhor zgjatën deri më 9 shtator, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Paralajmërohet hapja e pikës kufitare “Mexhitlija” me Greqinë21 June 2021
Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë24 November 2026
Rezultatet e para për Komunën e Vrapçishtit31 October 2021