Nga Rajoni
31 August 2021
Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar

Kryemjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij me vaksinimin e ulët të vaksinimit të shqiptarëve.

Mehmeti në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se numër shumë i vogël i shqiptarëve janë të vaksinuar në Zvicër.

“Propaganda ka ndikuar që shqiptarët të hezitojnë të vaksinohen. Shteti zviceran ka marrë të gjitha masat që edhe shqiptarët të vaksinohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mjeku shqiptarë në Zvicër thotë se situate ditëve të fundit në Zvicër është përkeqësuar shumë.

“Kemi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë këtu në Zvicër që janë hospitalizuar. Në spitalin ku unë punoj, 80% e të hospitalizuarve janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia dhe 90% e tyre janë të pavaksinuar”.

Mehmeti thotë se kjo është një gjendje alarmante për shqiptarët në Zvicër.



Të ndryshme
Më shumë
Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë22 July 2020
Çfarë po ndodh? Irani lëshon urdhër ar rest ndaj presidentit Trump29 June 2020
Edona shfaqet zonjë e rëndë me stilin e ri21 October 2021