Nga Vendi
31 August 2021
Maqedonia me mbi 14 mijë raste aktive me coronavirus

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht ka 14.077 raste aktive me coronavirus. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 175.624 pacientë, ndërsa prej tyre 5.901 persona kanë humbur jetën.

Gjendja sërish është alarmante, për çdo ditë rritet numri i personave të hospitalizuar, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim.

Momentalisht Shkupi ka më së shumti raste aktive me 5.392, ndërsa më pas vjen Tetova me 2.016 dhe Gostivari me 1.221 raste aktive.

Nga dita e nesërme fillon edhe viti i ri arsimor, ndërsa Tetova, Gostivari dhe Struga për dy javë, shkollat e mesme do të ndjekin mësimin online. MASH po ashtu ka përgatitur tre skenarë për mësim në shkolla, e pari është me prezencë fizike, i dyti model i kombinuar dhe skenari i tretë është modeli i vjetshëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Arsyeja qesharake pse femrat shkojnë bashkë në WC31 August 2021
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në fshehtësi, këngëtarja konfirmon me fotografi romantike20 June 2026
Grida Duma feston 21-vjetorin e të birit, vallëzimi me Darienin tërheq vëmendjen 5 August 2026