Nga Bota
31 August 2021
“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici italian që ishte kundër vaksinimit

Një polic 58-vjeçar italian, i cili ishte kundër vaksinimit, ka vdekur në spital pas infektimit me Covid-19.

Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas kontraktimit të Covid-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi intensive.

Në mediat sociale Avezzù tregoi atë që po ndodhte me të. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”.

Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Po hyj në terapi intensive”.

E intervistuar nga Corriere della Sera, gruaja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.



Të ndryshme
Më shumë
Netanyahu rrezikon marrëveshjen SHBA–Iran, Libani kthehet në pikën kryesore të përplasjes20 June 2026
Sulmet kibernetike në Shqipëri, mbi 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj 5 August 2026
Viti i ri mësimor në Maqedoni me prani fizike dhe me protokolle shëndetësore31 August 2021