Nga Vendi
31 August 2021
Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se spitalet në vend janë të stërngarkuar nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar.

Sipas tij përfshirja më e ulët e vaksinimit është regjistruar në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar. Ndërkohë që përfshirja me e lartë e vaksinimit është në Ohër, Kavadar, Negotinë dhe Resnjë.

“Me kapacitet të njëjtë do të vazhdojnë të punojnë të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Me një dozë është vaksinuar 43 për qind e popullatës…

Ka dallim përfshirja nëpër qytete, përfshirja më e madhe prej 50 deri në 55 për qind është regjistruar në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë, gjithashtu.

Në Gostivar përfshirja është tejet e ulët, afër 20 për qind. Spitalet janë të stërngarkuara nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar”, deklaroi Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Mehmedoviq propozon që spitalet modulare të mbyllen përkohësisht14 September 2021
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 1929 August 2020
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni27 October 2021