Nga Bota
1 September 2021
Del nga shtëpia për të parë dëmet nga përmbytjet, krokodili i merr jetën të moshuarit

Një 71 vjeçar në Louisiana humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil teksa kishte dalë nga banesa e tij për të parë dëmet e shkaktuara nga kalimi i uraganit Ida.

Përmbytjet nga reshjet e dendura duket se kanë sjellë dhe kafshët e egra në zonat e banuara pasi dëshmi të shumta tregojnë se shumë pranë shtëpisë kanë parë dhe delfinë.

Gruaja e viktimës tregon se u përpoq ta shpëtonte bashkëshortin e saj nga dhëmbët e krokodilit, por kjo gjë rezultoi e pamundur dhe zvarraniku i shkaktoi dëme të mëdha në trup.

 



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i Veselit i thotë gjykatësit “nxjerre kamxhikun”, reagon kryeprokurori Smith: Po na kërcënon16 February 2021
Vajza afgane me të fejuarin në Tiranë: “Ky do të jetë muaji ynë i mjaltit” 2 September 2021
Fjolla Morina arrestohet në Prishtinë19 July 2021