Nga Rajoni
1 September 2021
Infermieri që vodhi ilaçet e pacientëve me Covid e kancer: Kisha borxhe e kredi

Nikolin Ciko infermier në urgjencën e spitalit të Korçës, është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka vjedhur ilaçet e pacientëve të sëmurë me Covid dhe Kancer në spitalin e Korçës.

Bëhet e ditur se infermieri ka vjedhur barna me një vlerë prej 10 milion lekësh që më pas tentoi t’i shiste tek pacientët.

Pas arrestimit raportohet se infermieri e ka pranuar krimin e bërë. Ai mësohet se ka deklaruar edhe shkakun e kësaj vepre kriminale duke thënë se kishte borxhe dhe kredi për të larë.



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës Qendër Zhupa, Mazllum Hasan 8 September 2020
Filipçe: Qeveria po zvarrit integrimin në BE, mungon vullneti politik27 April 2026
Seanca me tensione për Ilir Metën, gjykata refuzon transmetimin “live”: “Ky nuk është miting”11 May 2026