Nga Vendi
1 September 2021
Grubi uron fillimvitin shkollor me lutje dhe apel për kujdes ndaj shëndetit dhe përkushtim maksimal ndaj mësimit

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar fillimvitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Grubi përpos urimit ka apeluar dhe lutur që të ketë më shumë kujdes ndaj shëndetit për shkak të pandemisë, përcjell TS.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët i rikthehen bankave shkollore pas një viti shumë të vështirë për procesin arsimor për arsye të pandemisë.

Uroj që të gjithë nxënësit, prindërit e tyre dhe arsimtarët për këtë fillimvit mësimor me lutje dhe apel për kujdes ndaj shëndetit, por njëkohësisht edhe përkushtim maksimal ndaj mësimit.

Gjithashtu, një urim të veçantë dua ta bëj edhe për ata vogëlush që për herë të parë ulen në bankat e shkollës, duke nisur një ndër rrugët më të rëndësishme të jetës.

Njëkohësisht, shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohë të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve.

Urime dhe qoftë një vit i mbarë për të gjithë!” ka shkruar Grubi në Facebook./TetovaSot/



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut16 September 2021
Leonora Jakupi i del në mbrojtje diasporës: Çka keni more me këto sulme, as ne s’jemi më të mirë22 July 2021
Pendohet Pique, jep njoftimin e papritur: Do t’i rikthehem futbollit10 January 2024