Nga Vendi
1 September 2021
Djali i Bilall Kasamit sot nisi klasën e parë: Na bëfshin të lumtur gjithmonë ne si prindër

Duke ndarë një fotografi ku njofton se djali i tij, Aldini ka filluar klasën e parë, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar fillimvitin shkollor.

Ndërkohë, ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

“Sot është dita më e lumtur për fëmijët, dita që do të ngelet gjithmonë në kujtesën e tyre. Edhe Aldini bashkë me shumë moshatarë të tij sot hapin një kapitull të ri në jetën e tyre.

Suksesi i ndjektë pafund në jetë të gjithë fëmijët, e na bëfshin të lumtur gjithmonë ne si prindër.

Në këtë periudhë jo të këndshme shëndetësore ju lutemi që kujdesi të jetë maksimal! Urime viti i ri shkollor!”, shkroi Kasami në “Facebook”

https://www.facebook.com/KasamiBilall/photos/a.472262173187806/1374833586263989/?type=3



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi 2 July 2020
Stuhia goditi rëndë Shkupin dhe qytete të tjera, çati të shkulura, pemë të rrëzuara dhe dhjetëra automjete të dëmtuara23 July 2026
Pas 18 vitesh, Netanyahu dhe Lista Arabe bllokojnë ligjin që ua ndalon shtetësinë palestinezëve 6 July 2021