ShowBiz
2 September 2021
Kishte plane bashkë me reperin që vdiq në aksident, reagon e shokuar Morena

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

Policia ka deklaruar se reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar.

Por ai duket të ketë pasur miqësi dhe plane për këngë me Morena Tarakun.

Kjo e fundit e shokuar, ka reaguar në rrjete sociale.

“Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”, ka shkuar Taraku.



Të ndryshme
Më shumë
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca21 June 2021
Policia në Ohër arrestoi sot një 16-vjeçar nën dyshimin për përdhunimin e një vajze dy vjet më të re24 November 2025
Formohet komisioni për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë27 October 2021