Nga Vendi
2 September 2021
Mickoski: Ndjej keqardhje që E majta nuk e pranoi shansin për bashkim

Ua shtriva dorën atyre të cilët identifikohen si opozitë dhe të bëjmë bllok të përbashkët politik. Në atë mënyrë më lehtë do të bëjmë delegjitimim të pushtetit, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski duke qenë mysafir në emisionin “Fli nëse mundesh” që emitohet në televizionin “Alfa” duke folur për ofertën te udhëheqësia e së Majtës që t’i mbështesë kandidatët e opozitës nëse kjo parti politike me të vërtetë dëshiron ta delegjitimojë pushtetin.

Jam i çuditur, tha Mickoski, si nuk e shohin qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është të bëhet bllok më i gjerë opozitar.

Mickoski u bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve të së Majtës atje ku nuk kanë kandidatë t’i mbështesin ata të opozitës.

“Ndjej keqardhje që udhëheqësia e së Majtës nuk e pranoi shansin për bashkim kundër Zaevit. Ju bëj thirrje votuesve të saj t’i mbështesin kandidatët e opozitës atje ku E majta nuk ka kandidatë të saj, ndërsa unë do të bëj thirrje në rrethin e dytë atje ku nuk do të kemi kandidatë, të mbështeten kandidatët e së Majtës”, përfundoi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Imami arab në Gjermani e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave13 September 2021
Ardita Sinani: Diaspora është një nga asetet më të çmuara të Preshevës27 July 2026
Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Konsumimi i kanabisit nuk është vepër penale22 July 2021