Nga Vendi
2 September 2021
Kosovari tentoi të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut me test fals të COVID-19, arrestohet nga Policia

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat e reja në Maqedoni. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se ka marrë dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.



Të ndryshme
Më shumë
Trump: Irani të negociojë drejtpërdrejt me SHBA, lufta mund të përfundojë shpejt27 April 2026
“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK - Rama flet për median gjermane 2 October 2026
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor 1 October 2025