Kuriozitete
2 September 2021
Instagram iu kërkon përdoruesve të vendosin datën e lindjes ose nuk mund të përdorin me aplikacionin

Instagram do të kërkojë nga të gjithë përdoruesit të vendosin datën e lindjes nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin, ka njoftuar Facebook, si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të prezantuar një përvojë të sigurt për përdoruesit nën 18 vjeç.

Kërkesa është futur dy ditë para se Mbretëria e Bashkuar të fillojë të zbatojë kodin e dizajnit të përshtatshëm për moshën. Kodi kërkon që kompanitë të identifikojnë përdoruesit fëmijë dhe të bëjnë përpjekje të veçanta për të ruajtur të dhënat e tyre personale.

“Ky informacion na lejon të krijojmë veçori të reja të sigurisë për të rinjtë dhe na ndihmon të sigurojmë që ne po i ofrojmë përvojat e duhura grupmoshës së duhur,” tha kompania në një deklaratë. “Shembujt e fundit përfshijnë ndryshimet që kemi bërë në mars për të parandaluar që të rriturit t’ju dërgojnë mesazhe personave nën 18 vjeç që nuk i ndjekin”.

Një grup tjetër përditësimesh nga kompania parandaloi reklamuesit që të synonin audiencat nën 18 vjeç duke përdorur çdo informacion tjetër përveç informacionit të tyre bazë demografik. Kjo gjithashtu do të ndihmojë kompaninë të pajtohet me kodin e projektimit të përshtatshëm për moshën.

Instagram nuk kërkon nga përdoruesit të ndajnë prova se data e lindjes së tyre është e saktë, kompania përdor një sërë teknikash për të identifikuar fëmijët që kanë futur informacion të rremë si pjesë e procesit të regjistrimit.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është viktima më e re nga zjarri në spitalin modular mbrëmë në Tetovë 9 September 2021
Serbët sulmojnë në komente ish-tenisten e njohur pasi ajo poston video me këngë të Dua Lipës18 October 2021
Çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Gjermani21 July 2021