ShowBiz
3 September 2021
Reperi njofton se është ‘shtatzënë’ me albumin e parë

Lil Nas X ka pozuar me bark të rremë ndërsa njoftoi se ishte ‘shtatzënë’ me albumin e tij të parë.

Muzikanti 22 vjeçar bëri shaka duke thënë se ‘foshnja Montero” pritet të dalë më 17 shtator, teksa mbante barkun para kamerës.

Lil Nas – emri i plotë i të cilit është Montero Lamar Hill – pozoi i zhveshur në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Të mërkurën, Nas konfirmoi se Sir Elton John dhe Miley Cyrus janë pjesë e albumit të tij të ri, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

 



Të ndryshme
Më shumë
Goran Bregovic në festivalin e Korçës, reagime të ashpëra nga këngëtarë kosovarë: Ai frymëzoi masakrat në Kosovë 4 August 2021
Vdes muzicienti i njohur Shefqet Hoxha, babai i Eliza Hoxhës19 August 2021
Ndodh edhe kjo! Infermieri vjedh ilaçet e COVID-19 në spital 1 September 2021