ShowBiz
3 September 2021
Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë

Duke qenë se tanimë me masat e reja nuk lejohet mbajtja e koncerteve apo ahengjeve të ndryshme familjare, këngëtarët kanë nisur pushimet.

Edhe Shkurte Gashi me familjen e saj ka nisur pushimet së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Malin.

Madje këngëtarja për herë të parë ka zbuluar edhe portretin e vogëlushit të saj, derisa kanë publikuar një fotografi familjare.

Shkurte Gashi mori epitetin nënë në dhjetor të vitit të kaluar, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani u bënë prindër për herë të parë.

Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është ai me titull “Jetën tënde” në bashkëpunim me Brunon.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk flasin prej vitesh? Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?29 October 2021
Hoxha fton Mexhitin në takim pas tensioneve dhe publikimeve në media27 April 2026
“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk11 October 2026