Nga Rajoni
3 September 2021
Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Është dorëzuar në polici i dyshuari për sulmin e djeshëm në Prishtinë.

Reporteri.net merr vesh se burri që shihet në pamjet e publikuara  duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme.

Lidhur me rastin Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.

I njëjti ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga dita e djeshme.

Njëra nga vajzat që shihet në pamje duke u sulmuar, ka thënë për mediat se ndihen të rrezikuara dhe se personi që shihet në pamje duke i sulmuar, ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Çerdhet mund të hapen në shtator28 August 2020
Trump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë24 September 2026
Për herë të parë në historinë e Serbisë, në Parlament do të ulet një deputete me mbulesë 6 August 2020