Nga Vendi
3 September 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 13.037 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.292.383 doza të vaksinës, ndërsa 555.322 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.037 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.475 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29% e popullatës 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH njoftojnë se qytetarët pa termin po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinale nëpër Maqedoni, ndërsa fëmijë nga 12 deri 18 vjet vaksinohen me pëlqim nga prindi.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për ta mposhtur pandeminë. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen mundësitë për infektim dhe vdekje nga virusi”, thuhet në fund të njoftimit.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Arben Vitia jep dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë 1 October 2021
Mickoski nga Mynihu: Integrim evropian po, por me dinjitet dhe pa bllokada politike14 February 2026
MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme23 July 2021