Nga Vendi
6 September 2021
Grubi: Korrupsioni është virus më i rrezikshëm se Covidi

Zv/kryeministri Artan Grubi ka deklaruar se kërcënimi më i madh për ekonomitë është korrupsioni dhe jo koronavirusi. Sipas tij, baza për ripërtrirje ekonomike është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet të fillojmë të denoncojmë korrupsion që sot. Nuk flasim për propagandë ose për akuza të pabaza partiake, por për situata të argumentuar faktike dhe raste. Të bëjmë koalicioni- qeveria, organizatat jo qeveritare, biznes shoqëritë, shkenca, të gjithë të bashkohemi dhe t’ia ndalim rrugën korrupsionit”, tha Grubi, transmeton SHENJA.

Ai theksoi se është e nevojshme edhe sundimi i së drejtës.

“Korupsioni është armiku jonë më i madh dhe kërcënim për rritjen e gjitha ekonomive, shoqërive, demokracive. Bëhet fjalë për virus më të tmerrshëm nga KOVID-i, kur bëhet fjalë për ripërtrirjen, rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë”, u shpreh më tej Grubi në panelin ndërkombëtar në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Analisti nga Shqipëria për Bregoviqin: Na lini të qetë, kush ka qejf patriotizmin, Beogradin e ka afër 9 August 2021
Garë e ngushtë etnike në Kërçovë31 October 2021
Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për dalje në zgjedhje14 February 2021