Nga Vendi
7 September 2021
Gostivari me gati 1.000 raste aktive me coronavirus

Gjatë ditëve të fundit në Gostivar dhe rrethinë janë regjistruar më shumë të shëruar se sa raste të reja me çka ra numri i rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gostivar ka 992 raste aktive, ndërsa para Gostivarit janë Shkupi me 6.202 raste aktive dhe Tetova me 1.786.

Vdekshmëria nga virusi COVID-19 mbetet alarmuese. Në pesë ditët e fundit në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 të vdekur, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i rrit në 330. Gjithsej 7.769 persona janë diagnostifikuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Nxënësit e shkollave të mesme mbesin online edhe për një javë, ndërsa për vazhdimin e kësaj mase do të vendosë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fifi thotë se do të realizojë një bashkëpunim me Unikkatilin26 October 2021
Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Talat Xhaferit27 July 2021
“Si mund të rrish 2 muaj pa djalin”, Adelina Tahiri kritikohet nga ndjekësit për pushimet, sqarohet këngëtarja 6 August 2021