Nga Vendi
7 September 2021
Ahmeti: 27 prilli nuk duhet harruar aq lehtë

I pyetur se si e vlerëson lidhjen e vazhdueshme që zëvendëskryeministrit Artan Grubi e bën në mes bashkëpunim të VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA si dhe ngjarjen e 27 prillit,

kreu i integristëve, Ali Ahmeti tha se ngjarjet e tilla nuk duhet harruar dhe se të njëjtat duhet të kujtohen që të mos përsëriten.

“Sa i takon 27 prillit nuk duhet harruar aq lehtë, sepse aty ka patur një tentativë tepër të organizuar për të ndodhë skenarë nga më të rrezikshmit.

Bëjnë mirë që e kujtojnë sepse ne shpejtë edhe harrojmë. 27 prilli kti vendi nuk i duhet të përsëritet. Çdo të keqe duhet ta kujtojmë, që të mos përsëritet".

 



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020
Zjarr në Shkup, digjen zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë 9 September 2020
Merkel për Ballkanin Perëndimor: Nevojitet pajtim 5 July 2021