Nga Vendi
7 September 2021
Pendarovski: Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza

“Padyshim se imunizimi është faktori kyç për të dalë nga kriza dhe ky proces nuk duhet të ngadalësohet dhe të ketë distribuim të pa baraspeshuar të vaksinave”.

Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në konferencën e parë vjetore “Forumi ekonomik dhe financiar i Shkupit”, i organizuar nga Ministria e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, përveç dëmeve mbi ekonominë nga pandemia, Pendarovski i përmendi edhe dëmet e shkaktuara në stabilitetin politik dhe besimin mbi institucionet.

Ai tha se shtetet duhet të jenë të bashkuar në këtë sfidë globale.

“Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç pritej, është e ngadaltë”, tha presidenti Pendarovski.

Ai gjithashtu iu referua ekonomisë sonë, e cila tha se nuk bën përjashtim nga tendencat botërore dhe vuri në dukje masat e marra, që synojnë minimizimin e humbjeve në ekonomi dhe ndihmën e sektorëve më të cenueshëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti në pritjen solemne të Ambasadës së Sllovenisë, vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve17 June 2026
Shkronjat e UÇK vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës21 June 2021
Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale 2 July 2021