Nga Bota
7 September 2021
EMA i vlerëson të dhënat për dozën e tretë të vaksinës Pfizer

Shkup – Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) kumtoi se i vlerëson të dhënat për dozën e tretë ose përforcuese të vaksinës Fajzer/Biontek kundër Kovid -19, e cila jepet gjashtë muaj pas dozës së dytë tek njerëzit mbi 16 vjeç.

Lidhur me kërkesën e Biontek, EMA njoftoi se do të bëjë një vlerësim të shpejtë të të dhënave dhe rezultati pritet “në javët e ardhshme”, përcjellë TV21

Kompania amerikane Moderna njoftoi të premten se ka kërkuar miratim me kusht nga EMA për dhënien e vaksinës së koronavirusit në një dozë prej 50 mikrogramë.

Në kumtesën e Moderna-s thuhet se përgjigja e EMA-s ishte e pritshme brenda një kohe të arsyeshme.

Vaksinat Moderna dhe Fajzer me dy doza bazohen në teknologjinë e re mRNA.

EMA gjithashtu tha se po vlerësonte të dhënat mbi përdorimin e dozave shtesë të vaksinave të mRNA tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Qendra evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC) tha javën e kaluar se nuk kishte nevojë urgjente për vaksina përforcuese kundër Covid-19 tek njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht. /TetovaExpres



Të ndryshme
Më shumë
Samsung Galaxy S30 Ultra pritet të vijë me një kamerë prej 150 megapikselë15 May 2020
Morena poston foto me bikini duke u hedhur në pishinë, tregon aftësitë në not 5 July 2021
Beatrix në “Festivalin e Këngës” për të përkrahur Albanin Çfarë do të ndodhë sonte në “Big Brother VIP”28 December 2021