Nga Vendi
9 September 2021
Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin modular në Tetovë.

Euro-ambasadori në RMV, David Geer, në një postim në Twitter shkruan se BE shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë e viktimave.

“Lutjet tona janë me njerëzit e Tetovës, pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe miqtë e atyre që i kanë humbur jetët, ndërsa ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Geer.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në spitalin modular në Tetovë, zyrtarisht ka marrë jetën e 14 personave sipas Prokurorisë, ndërsa shkaqet ende nuk dihen./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër29 July 2021
“Hëna luleshtrydhe”, të gjithë sytë nga qielli25 June 2021
KSHZ-ja shfuqizon vendimin e saj, fletëvotimet pa vulë s’do të jenë te vlefshme27 October 2021