Nga Vendi
9 September 2021
Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

Presidenti, Stevo Pendarovski, anuloi ngjarjet e paralajmëruara me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, për shkak të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin të paktën 14 persona kanë humbur jetën.

Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet.

“Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të ndjerve në tragjedinë e tmerrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. Të lënduarve u uroj shërimit të suksesshëm”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:00 dhe në të cilin u dogj plotësisht qendra kovide në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare të prokurorisë, nuk ka personel mjekësor mes viktimave. Shkaqet e zjarrit po përcaktohen./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ja kush udhëheq në Qytetin e Shkupit31 October 2021
CNN: SHBA po shkon drejt humnerës dhe po tërheq botën me vete29 September 2021
Ali Ahmeti pranon debat, por thotë që opozita ta zgjedh një kryetar që do ti përfaqësoj 5 July 2020